Në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasoje është dëmtuar fasada e një zyre noteriale.
Zyra noteriale është në pronësi të noteres Esmeralda Dauti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:10 të mëngjesit ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel