Foto Ilustruese

Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Gjanç, të Korçës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se viktima është një shtetas me inicialet K.N., i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).

I riu është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga familjarët. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel