“Thyhet” Tirana! Pëson 4 gola nga Skënderbeu, nuk ka fitues mes Vllaznisë dhe Partizanit

28/01/2024 19:05

Tirana thyhet në “Air Albania”, ndërkohë që përfundon në barazim 1-1 Vllaznia-Partizani.

Bardheblutë u mposhtën 3-4 nga Skënderbeu. Fitore fantastike e skuadrës korçare, që shënoi me nigerianin Ahanonu (2x) Shaqen dhe Liçon.

Golat e Abazajt (p), Përgjonit dhe Patrick nuk sollën asnjë pikë për skuadrën e Ahmatajt, që sot regjistroi humbjen e shtatë sezonale në Superiore. Tirana mbetet e katërta me 30 pikë. Katër më shumë se Laçi dhe pesë mbi Skënderbeun (-1 ndeshje).

“Paqe” në “Loro Boriçi”. Të dy golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes. Kampionët kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Gueye (23’), por shkodranët barazuan falë një penallti të ekzekutuar saktë nga Balaj (42’).

Tri pikë mbetet distanca mes këtyre dy skuadrave, respektivisht të renditura në vendin e dytë dhe të tretë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA