Zjarr masiv në Finiq/ Përfshihen në aksionin për shuarjen e flakëve gjithë efektivët dhe mjetet bashkiake

27/01/2024 16:51
Foto ilustruese

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e pyllëzuar mes fshatrave Dhrovjan dhe Pecë në Bashkinë e Finiqit.

Ende nuk dihen shkaqet por në operacionin e fikjes së zjarrit janë përfshirë të gjithë efektivët dhe mjetet bashkiake, ndërsa priten edhe përforcime nga bashkitë fqinje.

Zjarri për momentin nuk kërcënon zona të banuara.

Top Channel