Video/ Avioni ushtarak pa motorë ulet me përplasje mbi autostradën me automjete në Turqi

27/01/2024 15:47

Në pamje dramatike të publikuara sot shihej një avion gjigant që kishte humbur fuqinë e motorëve dhe fluturonte vetëm disa metra mbi makinat në një autostradë në Turqi, para se të ulej me përplasje gjatë një manovre.

Avioni tipit C-160T Transall i forcave ajrore turke duhet të bënte uljen e improvizuar pas një avarie në ajër, në manovrat e 25 janarit.

Ai ishte ngritur nga baza ajrore e qytetit verior të Kayseri, por pas fikjes së motorëve shihej të fluturonte ulët mbi automjetet në autostradë, si dhe mbi stadiumin e qytetit me më shumë se 1 milionë banorë.

Në pamje shihet që vetëm një nga helikat e motorëve të tij funksionon teksa piloti arriti ta ulte atë duke u fërkuar në asfaltin e pistës, pasi rrotat nuk duket se iu hapën gjatë uljes.

Forcat ajrore turke thanë se fatmirësisht nuk kishte pasur viktima ose të plagosur dhe se avioni kishte pësuar vetëm dëme të vogla.

Zhvillimi vjen një ditë pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus me 65 të burgosur ukrainas dhe tetë vetë ekuipazh, në zonën kufitare mes vendeve, pas të cilën Rusia akuzon Kievin.

Edhe kjo tragjedi ishte regjistruar në kamera, ku shihej shpërthimi gjigant i përplasjes tragjike, pas goditjes nga artileria./DailyMail/

FOTO GALERI
1/3
Një avion gjigant që kishte humbur fuqinë e motorëve dhe fluturonte vetëm disa metra mbi makinat në një autostradë në Turqi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA