Detajet/ Gjendet i pajetë një 44-vjeçar në Finiq, dyshohet se shkak është mbidoza e drogës! Një ditë më parë…

27/01/2024 16:52
Foto ilustruese

Nikolla Kiço, 44 vjeç, është gjetur pa jetë në banesën e tij në fshatin Dhivër të Bashkisë Finiq.

Ai ishte përdorues sistematik narkotikësh dhe mendohet se shkak për humbjen e jetës është bërë një mbidozë kokaine.

Nikolla Kiço ka jetuar për vite me rradhë në Greqi dhe nuk kishte profesion pasi rezultonte si pacient me varësi nga narkotikët prej më shumë se 20 vitesh.

Prej 2 muajsh ishte kthyer në fshatin e lindjes ku jetonte vetëm pas humbjes së të atit pak kohë më parë. Bashkëfshatarët e hasnin duke bërë punë të lehta në kopshtet e fshatit ndërsa nga bashkia konfirmohet se sapo kishte nisur të trajtohej me ndihmë ekonomike për shkak të situatës së vështirë dhe pa të ardhura.

44-vjeçari morri pjesë dje bashkë me një grup miqsh në një përkujtimore që u mbajt në fshat. Përgjatë ceremonisë u pa të ketë konsumuar sasi të lartë alkooli që më pas mesa duket është shoqëruar me një mbidozë kokaine.

Kiço u gjend në banesë pa jetë nga të njohurit, pasi nuk ju përgjigj për orë të tëra telefonatave. Policia po heton më tej për shkaqet e humbjes së jetës.

Top Channel