Mbledhja për ‘Zgjedhoren’, Sula: Skenari i “kërpëratës 2020” do të dështojë, u mblodhën nga WC-të…

26/01/2024 13:44

Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, ka sulmuar maxhorancën dhe demokratët që zhvilluan sot mbledhjen online për Reformën Zgjedhore.

Teksa ka publikuar foton nga mbledhja ku të pranishëm ishin edhe deputetët e opozitës, Sula se ka njëanshmëri dhe reforma nuk po prodhon asnjë produkt.

“Vetëm përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin ilegal të Reformës Zgjedhore u mblodhën nga WC e hoteleve te kryeqytetit dhe rezidenca private e Kryetares se Kuvendit dhe bënë muhabet me njëri-tjetrin. Asnjë produkt, asnjë punë, asnjë mbledhje në 22 muaj. E mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar Reformën Zgjedhore, duke vazhduar me njëanshmëri dhe pa opozitën! Ripërsëritën të njëjtën gjë që bënë edhe 2 vite më parë në mbledhjen inaguruese të Qershorit 2022, me strategjinë e qartë për të vazhduar ta mbajnë të bllokuar reformën që duhet të ketë prioritet: eliminimin e shitblerjes së votës, shpërdorimit të burimeve shtetërore, lirinë e votës, administrimin korrekt të zgjedhjeve, rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, apo reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetutese për diasporën. Mjafton foto më poshtë për të kuptuar sesa e drejtë është kërkesa e 90 % të deputetëve të opozitës (47 nga 55 deputetët e opozitës) për të caktuar ata vetë përfaqësuesit e vet. Bashkëkryetar i 4 anëtarëve që përfaqësojnë vetëm 7 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, provon edhe njëherë se të vetmen mënyrë të realizimit të Reformës Zgjedhore që njeh Edi Rama është përmes emërimit të opozitës. Skenari i “kërpëratës 2020” do të dështojë!“-shprehet Sula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA