Klasa më e pazakontë në botë! Fëmijët indigjenë zhvillojnë mësim në pyjet e Amazonës

26/01/2024 08:30

Një shtëpi e ndërtuar në pemë është kthyer në klasën më të lartë në botë.

Ajo është vendosur në një pemë dhe qëndron 32 metra lart në mbulesën e pyjeve tropikale të Amazonës. Ky investim është bërë për nxënësit indigjen në mënyrë që të mos shkëputen nga arsimi. Kjo ndihmon në edukimin e të rriturve në komunitetet e largëta indigjene dhe u jep atyre aftësi të reja për t’u larguar nga veprimet e paligjshme si prerja e pyjeve. Kjo shtëpi në pemë është ndërtuar nga dru i qëndrueshëm marrë nga pemët e rrëzuara në Amazonë. Në të ka energji diellore dhe internet satelitor me shpejtësi të lartë, si dhe akomodim. Zëvendëspresidenti i shoqatës së bamirësisë “Junglekeepers”, JJ Durand, thotë se ky ambient në pemë u ndërtua për katër muaj dhe u deshën rreth 30 persona, të cilët punuan pa pushim. Dëmtimi i pyjeve, sipas Durand lidhet me mungesën e arsimimit te këta fëmijë dhe nëse investohet në këtë drejtim, atëherë pyjet do të jetojnë gjatë.

Për pyjet, ndihem shumë i trishtuar sepse kafshët e gjalla po vdesin. Ju i shihni te trungjet në tokë, është sikur njerëzit të vdesin. Ne të gjithë duhet të përmirësojmë arsimin tonë. Mendoj se problemi më i madh është arsimi. Nëse kanë një arsim më të mirë, patjetër që do të kenë një mundësi për të bërë një punë tjetër më të mirë.

Kjo shtëpi në pemë ka një funksion të dyfishtë, e para si një ndalesë turistike në majë të pemëve, duke ofruar qëndrim në kulmin e xhunglës, për një vlerë prej 1450 dollarë në natë, si dhe një klasë dhe qendër mësimi për studiuesit dhe njerëzit indigjenë, shumë prej të cilëve largohen nga shkolla në moshën 11-vjeçare. Projekti u ndërtua nga Tamandua Expeditions dhe u financua nga Udemy, një kompani edukative në internet.

default

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA