Mbreti Charles, i cili sot iu nënshtrua një operacioni për zmadhimin e prostatës, është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Mbreti Charles është mirë”, ka deklaruar për mediat vendase një burim nga pallati mbretëror.
Mbreti shoqërohej nga gruaja e tij, Mbretëresha Camilla, në klinikën private në perëndim të Londrës, ku po trajtohet edhe Kate, Princesha e Uellsit, pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal javën e kaluar.
Sipas pallatit mbretëror, monarku britanik 75-vjeçar dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për shëndetin e burrave dhe kuptimin e kësaj sëmundjeje.
“Madhështia e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre më të mira gjatë javës së kaluar dhe është i gëzuar kur mësoi se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik,” tha Buckingham Palace në një deklaratë të mëparshme.
Top Channel