I shpallur në kërkim për shitje droge, arrestohet një 35-vjeçar në Tiranë

26/01/2024 11:18

Një 35-vjeçar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge.

35-vjeçari R. D. u kap në rrugën “Gjergj Legisi”, në Laprakë gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me heroinë. Deri më tani janë ndalur 71 persona.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA