Grabiti byzylykun e floririt nën kërcënimin e thikës, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

26/01/2024 14:43

Një 18-vjeçar, i cili ka grabitur nën kërcënimin e thikës një bashëmoshatar, ka rënë në prangat e policisë në Sarandë.

A.S., 18 vjeç, banues në Sarandë, i mori e floririt një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë, dhe më pas u largua.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA