“Do krijojmë kushte që shqiptarët të kurohen këtu”, Rama: Shërbimin shëndetësor do e bëjmë pjesë të industrisë turistike

26/01/2024 11:56

Kryeministri Edi Rama, në prezantimin për autonominë menaxheriale për QSUNT dhe 4 spitale Rajonale, tha se do të krijohen kushte të plota për të mos shkuar jashtë vendit, por për t’i kryer operacionet në Shqipëri, përveç rasteve që duan një specializim të veçantë.

Rama theksoi se do të bëhet e mundur që shërbimin shëndetësor të bëhet pjesë e industrisë turistike.

“Do t’ju krijojë të gjithë shqiptarëve kushtet të plota, për të mos shkuar jashtë, përveç rasteve për operacioneve shumë të specializuara, por përveç ato rasteve, të gjithë të tjerat i bëjmë këtu. Edhe me sektorin privat do të bëjmë të mundur që edhe shërbimin shëndetësor ta bëjmë pjesë të industrisë turistike”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se do të ketë një rritje tjetër pagash për mjekët dhe punonjësit e shërbimit mjekësor.

“I kemi ëndërruar në krye të herës, por kur i kemi thënë më parë, u jemi dukur sikur po tallemi e po gënjejnë, sikur bëjmë atë që bëjnë disa politikanë, që gënjejnë për një votë. Nëse sot mjekët janë të mirë paguar, krahasimisht me si ishim, do t’ju them që s’keni parë asgjë akoma, as në aspektin e pagave. Nuk e kemi fjetur mendjen që këto janë pagat tuaja, do bëjmë çmos që pagat të vijnë duke u rritur.

Rritja, zgjerimi i mundësive për të ardhura legjitime komplementarë që vijnë nga aktiviteti i spitaleve dhe mjekëve, ku cilido prej mjekëve mund të ngrihet dhe vlerësimi i njerëzve se kë mjek do zgjedhin”, tha kryeministri Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA