“Kujdes pensionet”, përfaqësues nga Banka e Shqipërisë: Kërkohet rinovim i skemës! Rënia e euros uli çmimet dhe inflacionin
15/11 15:45
Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar sërish për të dytën herë.
Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.
Damian Gjiknuri kërkoi që karriget të liroheshin dhe në pamundësi u ka thënë “kalofshi një ditë të mbarë”.
Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.
Pas debateve dhe ndezjes së shurmuesit, u vendos që mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të bëhet online dhe nis në orën 12:00.
Top Channel