“Live me Luizin” nis sonte, spektakli i ri në Top Channel, Ejlli debuton si moderator: Emision për të gjithë familjen 02/10 20:00
Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar sërish për të dytën herë.
Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.
Damian Gjiknuri kërkoi që karriget të liroheshin dhe në pamundësi u ka thënë “kalofshi një ditë të mbarë”.
Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.
Pas debateve dhe ndezjes së shurmuesit, u vendos që mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të bëhet online dhe nis në orën 12:00.
Top Channel