Dështon mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore/ Salianji: Një teatër tjetër i pështirë! Bylykbashi: Presim që mazhoranca ta lërë lojën

26/01/2024 10:29

Deputeti demokrat, Ervin Salinaji tha se maxhoranca po luan një teatër të pështirë, ndërsa foli për mediat pas bllokimit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Salianji: Një teatër tjetër i pështirë i maxhorancës pavarësisht se 7 deputetë që kanë marrë dhe me dhunë kanë kobnfirmuar pjesëmarrjen, u bojkotua mbledhja si në dy vite me radhë, kanë dy vite që nuk bëjnë asgjë, e thanë hapur që do të gjejnë forma të tjera si të adresojnë problematika, ky është regjimi që kemi.

Bylykbashi: OSBE/ODIHR u shpreh shumë qartë, tradita 20-vjeçare është një praktikë e mirë jo vetëm për rajonin, por edhe për OSBE-në. Një komision që përbëhet gjysma nga mazhoranca, gjysma nga opozita, secila palë përfshin të gjithë faktorët politike dhe partitë politike brenda saj. Është rrëzuar njëherë kërkesë qartazi në vullnetin e shprehur të Edi Ramës për të mos bërë reformë konsensuale, në thyerje të traditës 20-vjeçare, të asaj që ka prodhuar atë që siç thotë ODIHR përbën një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, që ka garantuar dy herë rotacion politik. Edi Rama këtë nuk e do, ka bllokuar rotacionin politik nëpërmjet zgjedhjeve të manipuluara në vitet 2017, 2019, 2021 dhe 2023. Pavarësisht këtij qëndrimi, PD dhe gjithë opozita, gjithë koalicioni opozitar ka shprehur vazhdimisht gatishmërinë për të gjetur konsensus për të trajtuar atë që kërkojnë partnerët me deklaratën e fundit fare qartë edhe nga OSBE/ODIHR.

Kjo është kërkesa e re, e dorëzuar dje në parlament, ku 47 deputetë kanë firmosur sërish kërkesën që komisioni i Reformës Zgjedhore të rikompozohet në përputhje me vullnetin e shumicës dërrmuese të opozitës. Përsëri ne presim që mazhoranca të lërë lojën që bën me segmente të vogla. Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të njëanshme që mbështetet mbi paterica. Edi Rama e ka deklaruar qartë, do kërkojë një shumicë numerike, kurse ajo që ne ofrojmë është ajo që kërkonte Edi Rama me të drejtë kur PS ishte në opozitë.

Kjo është kaq e thjeshtë, nuk ka asnjë gjë më të thjeshtë se kaq. Ajo që kërkon Edi Rama është që ndërkohë që të gjithë e dinë se ka më pak se 1.7 milionë shtetas në Shqipëri, ai përsëri do bëjë zgjedhje si në vitin 2021, ku votojnë 1.7 milionë votues. Këtu nuk ka popullsi, Edi Ramës i dalin shifra më të larta. Ky është standardi i zgjedhjeve që ai kërkon, ky është standardi i zgjedhjeve që ne duam të zhbëjmë nëpërmjet komisionit konsensual konstruktiv që rekomandon OSBE/ODIHR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA