Agjencia e Mbikëqyrës Policore ka vendosur të moskonfirmojë në detyrë Thodhori Gravanin, kjo ka ndodhur përmes procesit të vetting-ut.
Ai mbante pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa sot është marrë vendimi për të.
“Trupa e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Thodhori Gravani, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në përfundim të seancës dëgjimore, Trupa e Vlerësimit vendosi moskonfirmimin në detyrë të subjektit z.Thodhori Gravani”, thuhet në njoftim.
Vendimi i Trupës së Vlerësimit do të publikohet në faqen zyrtare brenda 15 ditëve.
Top Channel