Ukraina rrëzon 11 dronë rusë gjatë natës: Rusia hodhi mbi 500 mjete të prodhuara nga Irani brenda katër ditëve

25/01/2024 10:04

Rusia lëshoi katërmbëdhjetë dronë sulmues dhe pesë raketa në Ukrainë gjatë natës, sipas Forcës Ajrore të Ukrainës, e cila shtoi se u rrëzuan njëmbëdhjetë prej tyre.

Qyteti-port, Odesa, u sulmua dy herë nga dronët rusë gjatë natës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper në Telegram.

Rusia shënjestroi gjithashtu Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, me pesë raketa të drejtuara kundërajrore S-300, tha mbrojtja ajrore.

Kiper tha në Telegram se në qytetin-port të Detit të Zi u plagosën gjashtë persona.

“Me gjithë punën efektive të mbrojtjes ajrore për të zmbrapsur sulmet e armikut, për fat të keq, një objekt industrial u godit në Odesa dhe ndërtesat e banimit dhe infrastruktura civile u dëmtuan“, u shpreh ai.

Ndërkohë, ende nuk ka koment nga Rusia, që së fundi ka intensifikuar sulmet me raketa në shënjestrat civile në Ukrainë, duke shkaktuar një mori vdekjesh, plagosjesh dhe dëmesh materiale.

Sipas zyrtarëve ukrainas, vetëm në periudhën 29 dhjetor 2023 – 2 janar 2024, Rusia ka nisur më shumë se 500 dronë të prodhuar prej Iranit, në qytetet ukrainase.

Kjo valë sulmesh ka rritur presionin në kapacitetet ajrore për mbrojtje të Ukrainës, dhe rezervat e municioneve, për të cilat presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shtuar thirrjet ndaj aleatëve që t’i ndihmojnë Kievit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA