“Tempulli 2″/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 33-vjeçari në Durrës (emri)

25/01/2024 09:51
Foto Ilustruese

Një 33-vjeccar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve ka rënë në pranga, në kuadër të operacionit “Tempulli 2”.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan Ergert Patlli, 33 vjeç, banues në Durrës.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA