Lihen në burg të arrestuarit e operacionit “Tempulli 2” në qytetin e Korçës
Për tre ditë rresht u mbajtën disa seanca gjyqësore, ku prokuroria kërkoi masën e arrestit në burg për të arrestuarit në flagrancë, ndërsa pjesa tjetër u njoh me masën e vendosur paraprakisht. Sot u mbajt seanca e fundit ndaj 10 të arrestuarve, ndërsa dy ditët më parë janë mbajtur 2 seanca të tjera me 11 të arrestuar të tjerë.
“Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë u zhvilluan sot në datën 25.01.2024 ora 08.15 seancat:
– me objekt “Vleftësim i ligjshëm ndalimi caktim masë sigurimi” ndaj shtetasve O.P, L.D, D.N, XH.K, A.A, G.V, S.N, DH.J, U.R, J.C
– me objekt “Vleftësim arresti në flagrancë caktim masë sigurimi” ndaj shtetasit L.T
Gjykata vendosi: vleftësimin e ligjshëm, caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të gjithë këta shtetas”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Top Channel