Rruga e Dukagjinit, një nga segmentet më të vështira infrastrukturore në bashkinë Shkodër po merr formë çdo ditë e më tepër.
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në këtë zonë, duke u takuar me drejtues të firmës që po kryejnë punimet por edhe punonjësit të cilët i konsideron si heronj të këtij investimi që po kryhet.
Kryetari i bashkisë deklaroi se ky investimi do të kthejë këtë zonë në një pol të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit duke i dhënë një dimension tjetër edhe zhvillimit ekonomik të zonës.
Për inxhinierin i cili po ndjek punimet, ai tregon se është kryer thuajse 90 % e punimeve në segmentet e vështira të lotit të parë të segmentit prej 17 km.
Për banorët e kësaj zone, të cilët jo pak herë kanë ngritur zërin që kjo rrugë të bëhet, nisja e punimeve dhe ecuria e tyre është një rikthim shprese për banorët e kësaj zone.
17 km është loti i parë i kësaj rruge që po ndërtohet me zgjerimin e rrugës. Kjo rrugë konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme në infrastrukturë jo vetëm për zonën e Dukagjinit por për të gjithë bashkinë Shkodër.
Top Channel