Pritet të nisë senaca plenare e cila ishte caktuar të fillonte në orën 10:00.
Opozita po bllokon punën e seancës plenare, ku deputetët kanë dalë live në Facebook. Ata shihen para foltores me pankarta nëpër duar kundër qeverisë, të shkruara në anglisht.
Mesa duket opozita do vazhdojë me aksionin e saj me “mosbindjen civile”.
Komisioni i Etikës ka përjashtuar 10 ditë deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi nga seancat plenare dhe nga komisionet hetimore.
Ky ndëshkim i heq grupit mbështetës të Sali Berishës, dy prej deputetëve më aktiv në udhëheqjen e mosbindjes civile në parlament. Në seancën e të hënës së kaluar, deputetët demokratë evituan përdorimin e flakadanëve gjë e cila i çoi automatikisht në ndëshkime 60 ditore.
Ata zgjodhën një metodë të re bllokimi të punimeve të kuvendit, atë të zhurmë-prodhimit nga një aplikacion i instaluar në telefonat smart e amplifikuar zhurmën në sallën e kuvendit.
Top Channel