Vodhën në dhjetor disa pajisje në gjimnazin fshati Gruemirë, arrestohet një person, një tjetër nën hetim

24/01/2024 10:18

Në dhjetor të 2023 një gjimnaz në fshati Gruemirë në Malësinë e madhe është kryer një vjedhje, ku janë marrë disa pajisje. Policia ka identifikuar dy autorët, ku një prej tyre është vënë në pranga.

Një 25-vjeçar E.M banues nga fshati Grudë Malësi e Madhe kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për të kryer vjedhjen e 8 pajisjeve kompjuterike në këtë gjimnaz, si dhe për të vjedhur më datë 23.01.2024, instalime elektrike dhe pajisje në banesën e shtetasit I. A., në fshatin Grudë.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale shtesë për shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. M., për të kryer vjedhjen në gjimnazin e këtij fshati. Aktualisht, shtetasi P. K. është në IEVP Lezhë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Top Channel