Historia e bandave të Zanit dhe Gaxhait, nisi të shuhej kur krerët e grupeve, respektivisht Myrteza Caushi dhe Gazmir Brakaj u arrestuan.

Ky i fundit, ishte shumë pranë realizimit të një arratisjeje te denjë për filmat hollivudian. Bashkëpunëtorë të jashtëm, kishin hapur tunel nëntokësor te rruga “Mine Peza”. Tuneli ishte hapur nga një dyqan lulesh në krahun tjetër të rrugës dhe për pak metra arrinin qelinë e Gaxhait.

Tentativa u zbulua kur plani po I afrohej realizimit. Në krahun tjetër, Zani Caushi ka tentuar i shpëtojë burgut duke ndjekur rrugën e ankesave ligjore, njëjtë si mjaf të fortë të tjerë që kanë rrëzuar burgimet përjetë, por nuk ia ka dalë. Të paktën deri tani. Brenda qelisë, ai ka vijuar jetën.

“Nga banda e Zanit edhe nga Gaxhai ka pasur personazhe brenda në burg, tëdënuar me burg përjetë e kanë tentuar të krijojnë rrjete trafiku shpesh edhe duke e realizuar këtë qëllim, trafikun”, u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA