Foto ilustruese

Në Vlorë është përplasur një i mitur nga makina. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 36-vjeçari E. M., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar 15-vjeçarin, i cili ishte duke ecur.

I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA