Antonela Berisha në emisionin “Procesi Sportiv” ka folur për intervistën që ka bërë dy vite më parë me Meriton Mjekiqin.
Sipas saj Meritoni është një donzhuan i vërtetë dhe i pëlqejnë shumë femrat. Përsa i përket raportit që ka krijuar me vajzat aty brenda, Antonela shprehet se marrëdhënia me Ilnisën po bën shumë bujë, por nuk i shikon dot si çift pasi kanë diferencë moshë dhe se në këto gjëra, ajo është shumë tradicionale.
Antonela Berisha: Po luan donzhuanin Manush. Nuk e mbaj mend çfarë e kam pyetur, por e kam vënë re që edhe para dy vitesh ishte shumë feminist dhe i pëlqenin shumë femrat. Nuk bënte diferencime fare.
Ed Manushi: A dolët për darkë ju pas intervistës?
Antonela Berisha: Jo nuk dolëm, nuk dal me të ftuarit (qesh). Dal vetëm me ty dhe Alesian.
Ed Manushi: Me kë e sheh që mund të bashkohet aty brenda Big Brother, meqë mu kujtua kjo intervista.
Antonela Berisha: Me thënë të drejtën Ilnisa, gazetarja po bën shumë bujë me të. Sigurisht nuk i shoh si çift sepse kanë diferencë moshe, unë nuk jam me këto, jam shumë tradicionale.
Ed Manushi: Nuk e ke parë Macronin atje, se çfarë po ndodh? A i di këto historitë e Francës?
Top Channel