Detaje nga vetëplagosja në Tiranë! 37-vjeçari i dëmtuar është ish-efektivi i RENEA-s, ndodhet në spital

23/01/2024 22:51

37-vjeçari që është vetëplagosur këtë mbrëmje në Tiranë reth orës 21:00 është ish-efektiv i RENEA-s.

Bledar Beluli, 37 vjeç është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

“Më datë 23.01.2024, rreth orës 21:00, në afërsi të Casa Italias, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri (të cilën e mbante me leje), shtetasi B. B., 37 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA