Deputetët e PS-së kërkojnë zgjerimin e amnistisë/ Propozim në Kuvend edhe për të dënuarit për ndërtime pa leje! Deputeti i PD-së thyen bojkotin

23/01/2024 15:10

Qeveria po synon të çojë përpara amnistinë nga e cila thotë se përfitojnë mbi 600 të dënuar mes tyre 10 gra dhe 10 të mitur.

Projektligji amnistisë u diskutua në komisionin parlamentar të sigurisë nga ky kryetari Nasip Naco theksoi rëndësinë e votës së opozitës për ta miratuar njëkohësisht nevojën e përmirësimeve dhe qartësimit nga hartuesit.

Deputeti Bujar Çela dhe disa anëtarë të tjerë nga ky komision përmes pyetje drejtuar zëvendës ministrit të drejtësisë Klajd Karameta, tentuan të elaborojnë mundësinë e zgjerimit të veprave penale të përfshira në amnisti.

“Nuk mund të qëndrojnë arrest shtëpie dy persona të zënë me grushte në avujt e alkoolit të vijojnë arrest shtëpie. Edhe ata për ndërtime pa leje dhe detyrim paraqitje”, tha Çela.

Deputeti Denis Deliu kërkoi zgjatje të afatit të amnistisë deri më 31 Dhjetor 2023 nga 30 Nëntor 2023  dhe pati këtë kërkesë për kolegët e opozitës.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferi solli kontributin e tij, përmes depozitimit një amendimi ligjor.

Kryetari komisionit Nasip Naço e shtyu diskutimin e projektligjit të amnistisë për një seancë tjetër në pritje të reflektimit nga Ministria e Drejtësisë pas propozimeve të deputetëve.

Top Channel