U bllokua prej reshjeve të dendura të dëborës, rihapet aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë

21/01/2024 10:08

Aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës është ripahur për qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë; Bulqizë – Klos- Ulëz, janë të hapura.

Në aksin rrugor Peshkopi- Kala e Dodës – Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli.

Policia e Dibrës është në gadishmëri të plotë me patrulla të shpërndara në çdo aks rrugor, dhe u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe në rast emergjence të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse.

Në raste emergjence mund të kërkoni ndihmën e Policisë në numrin 112.

Top Channel