Termometri shënon -12 gradë C në juglindje të vendit, dëbora arrin deri në 50 cm në Voskopojë dhe Dardhë

21/01/2024 09:15

Trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm në Qafën e Qarrit, Dardhë dhe  Voskopojë.

Ndërsa në qytetin e Korçës deri në 25 cm.

Sipas informacioneve, Dardha, Voskopoja dhe Qafë Qarri kalohet me goma dimërore, ndërsa drejtuesit duhet të kenë edhe zinxhirë me vete.

Rrugë nacionale nuk ka të bllokuara, por kalohen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në Dardhë kalohet vetëm me zinxhirë, ndërsa termometri shënon  -12 gradë C.

Top Channel