Situata në qarkun e Elbasanit është drejt normalizimit, pasi reshjet e dëborës “pushtuan” vendin gjatë ditëve të fundit.
Aktualisht kalohet me zinxhirë në aksin nacional Librazhd-Peshkopi. Njëkohësisht e njëjta mënyrë lëvizjeje mund të bëhet në rrugët rurale të fshatrave Steblevë, Qarrishtë, Rrjacë, Stravaj, Lunik, etj.
Gjatë natës pritet që të ketë ulje të temperaturave dhe prani të ngricave në rrugë. Ekipet e OSHEE-së kanë punuar gjatë 24-orëve për riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq në të gjithë qarkun e Elbasanit. Aktualisht janë furnizuar me energji të gjithë fshatrat.
Situata është drejt normalizimit edhe në Korçë, ku akset nacionale janë të kalueshëm pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulta ka prezencë të akullit ndaj kërkohet që mjetet të jenë me goma dimërore dhe të tregohet kujdes nga drejtuesit.
Problematike mbetet situata në rrugët e zonave të thella malore.
Top Channel