23/11 20:33
Pasi e ndoqi për një kohë të gjatë gjatë verës, Milan e ka rikthyer sërish fokusin te Hugo Ekitike.
Sipas raportimeve të medieve italiane, “kuqezinjtë” do të tentojnë afrimin e sulmuesit, që në gjashtë muaj ka bërë vetëm një paraqitje dhe që duket se nuk ka të ardhme te kampionët e Francës.
Vetë Ekitike, pasi e ka marrë qartë mesazhin se te PSG-ja dhe nga trajneri Luis Enrique është i padëshiruar, tashmë kërkon largimin.
Megjithatë përveç Milan-it, sulmuesi pëlqehet edhe Eintracht Frankfurt, që pritet t’ja vështirësojë punën “Djallit” për të arritur te Ekitike, por do të shihet në vijim se kë do të zgjedhë lojtari si “shtëpinë” e tij të re./ Super Sport
Top Channel