23/11 20:33
Presidenti i Lazio-s Claudio Lotito ka folur së fundmi për rivalin e përjetshëm të skuadrës së tij, Romë-n.
Ai komentoi në veçanti ndodhitë e fundit të “verdhekuqtë” ku përfshihet shkarkimi i trajnerit Jose Mourinho dhe emërimi në vend të tij i Daniele De Rossi-t.
Lotito e cilësoi këtë lëvizje si një zgjedhje inteligjente, teksa sa i përket situatës ekonomike te Roma, sipas tij ai klub duhej të kishte falimentuar tashmë.
“Një zgjedhje inteligjente, ai e përgatiti menjëherë siç duhet grupin. Ata duhet të kishin falimentuar tashmë! Nuk i investojnë paratë. Çfarë bëjnë ata? Ata i ruajnë paratë, e çuditshme…”-deklaroi Lotito./ Super Sport
Top Channel