Policia e Shtetit njoftoi se po hodhët kripë në të gjitha akset rrugore, që të mos krijohen ngrica dhe akull për shkak të rënies së temperaturave.

Uniformat blu janë të shpërndarë në të gjitha akset rrugore të cilat janë të kalueshme.

Ata i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjera shtetërore.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Nëse keni probleme ose vështirësi në akset rrugore mund të kontaktoni në numrin pa pagesë 112.

Top Channel