I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjaca ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë pas ekzekutimit të Arben Lleshit brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen.
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kyrçyku raporton se një Grup i Posaçëm hetimi ka bërë të mundur marrjen në pyetje të Mjacajt për të grumbulluar detaje mbi ngjarjen.
Mjaca vrau me armë zjarri në ambientet e burgut të Peqinit Arben Lleshin, ngjarje e ndodhur një muaj më parë. Pavarësisht se deklaroi që konflikti kishte nisur në burg, Prokurori hetoi në lidhje me pistën e vrasjes me pagesë.
I dënuari përjetë mbahet prej muaji në ambientet e burgut të Peqinit në sistemin 41 bis. Vendimi për izolimin e Mjacës në sistemin 41 Biss, u bë me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pasi kishte të dhëna se ai komunikonte me palë jashtë dhe vazhdonte aktivitetin kriminal nga qelia.
Top Channel