“Ke gjobë pa paguar”/ Kujdes nga mesazhet që vijnë në telefonat tuaj, mos klikoni ‘link’ sepse ju vjedhin të dhënat private
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët duket se është parë më interes të madh në Gjermani, e kjo u lexua qartë edhe në komentet e kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder i cili pohoi se e sheh atë si një model të mundshëm për Europën.
“Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, qe deklarata e Söder gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama atje, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, të mbajtur në manastirin Banz. Madje, sipas kreut të ekzekutivit bavarez, modeli shqiptaro-italian është edhe më bindës sesa ai britanik që parashikon dërgimin e refugjatëve në Ruanda.
Kryeministri Rama nënshkroi këtë vjeshtë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, njëujdi për ngritjen e dy kampeve të emigrantëve në tokën shqiptare. Qëllimi është të frenohet emigracioni i paligjshëm përmes Detit Mesdhe drejt Italisë, e rrjedhimisht edhe drejt vendeve të tjera të bllokut europian. Edhe pse në të dyja vendet, zëra, sidomos opozitarë kanë ngritur dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht, në muajin nëntor zyrtarja më e lartë e BE-së për emigracionin, komisionarja Ylva Johansson e pohoi qartazi se pakti që i mundëson Italisë të ndërtojë qendra të pranimit në Shqipëri për mijëra emigrantë të shpëtuar në Mesdhe nuk e shkel ligjin e Bashkimit Europian.
“Vlerësimi fillestar i shërbimit tonë ligjor është se marrëveshja Shqipëri-Itali është në fakt jashtë ligjit të BE-së, e normalisht nuk e shkel atë”, u shpreh ajo, në një deklaratë që nënkupton se për pasojë, ujdia nuk ka përse dërgohet për shqyrtim para Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.
Top Channel