15/11 22:57
Deputetët e Partisë Demokratike, të vendosur për të penguar zhvillimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, kanë zënë karriget e anëtarëve në sallën ku do të mbahet mbledhje në Kryesinë e Kuvendit.
Në këtë situatë, Blendi Klosi është larguar nga mbledhja. “Le t’i mbajnë karriget, vendin mua ma kanë dhënë votuesit”, u shpreh ai pasi doli nga salla.
Tensionet vijojnë në mbledhjen e Komisionit të Zgjedhores, teksa deputetët e opozitës po tentojnë bllokimin e punimeve të reformës. Demokratët janë ulur në karriget e anëtarëve të Komisionit.
Top Channel