Fotot/ Përplasja te Komisioni i Reformës, Bardhi i rrethuar nga socialistët, Gjylameti i vjen në ndihmë Gjiknurit

19/01/2024 12:59

Komisioni i Reformës Zgjedhore, i planifikuar të mbahej sot pas rreth dy vitesh mungesë, u bllokua nga deputetët e opozitës.

Në mëngjes, Gazment Bardhi mblodhi Grupin Parlamentar të PD-së, ku u diskutua aksioni i radhës në sallën ku do të zhvillohej Komisioni i Reformës Zgjedhore.

Më pas, demokratët u ulën në karrigen e anëtarëve socialistë, duke i detyruar këta të fundit të largohen nga salla. Ndërkohë, nuk munguan përplasjet mes deputetëve. Deputetët Albana Vokshi, Damian Gjiknuri, Flamur Noka debatuan në sallën e kryesisë.

Mesazhi është i qartë, nuk lejojmë “Rama reformë“, tha Noka.

Gjiknuri, pasi la sallën, u shpreh se reforma zgjedhore do të ecë përpara, pavarësisht opozitës.

“Bylykbashin nuk e kishin sjellë. As Alibeajn nuk e lejuan të vijë, për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita do të ecë para dhe nëse opozita nuk do të marrë pjesë, do ta gjejmë një mënyrë për ta çuar reformën përpara”.

Demokratët e Rithemelimit nuk pranojnë përfaqësimin në Reformën Zgjedhore nga kolegët demokratë të PD-së zyrtare, duke thënë qartë se nuk kanë besim. Rithemelimi ka caktuar për bashkëkryetar Oerd Bylykbashin, duke mos pranuar Enkelejd Alibeajn.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA