Lëndimi i Mohamed Salah në ndeshjen e djeshme mes Egjiptit dhe Ganës pa dyshim që shqetëson Liverpoolin.
Trajneri Jürgen Klopp foli për këtë çështje në konferencë për shtypin:
“Ne nuk dimë asgjë për këtë. Fola me të mbrëmë, po bëhen vlerësime të mëtejshme tani dhe pastaj do të dimë më shumë. Ai më tha se është i tronditur, sepse nuk mund ta kuptojë nga i vjen dhimbja e madhe. Mund të jetë një dëmtim i kërdhokullës, por për momentin nuk kam asnjë informacion tjetër.”
Do të niset stafi mjekësor drejt Bregut të Fildishtë?
Të shohim. Kjo varet nga diagnostifikimi. Ne do të bëjmë një ekzaminim me ultratinguj dhe një MRI dhe më pas do të dimë se çfarë është dhe do të shohim dhe do të bëjmë plane, por është shumë herët.”
Si janë të dëmtuarit e tjerë?
“Alexander-Arnold mund të ecë. Të gjithë janë më mirë, por nuk janë gati për të luajtur ndeshjen tjetër. Andy Robertson dhe Dominik Szoboszlai gjithashtu po përmirësohen, por ata nuk do të jenë kundër Bournemouthit. Shpresoj se nuk do të ketë probleme të mëtejshme”./ Super Sport
Top Channel