Komisioni i Reformës Zgjedhore është pezulluar, pasi deputetë të opozitës kanë bllokuar sallën e mbledhjeve duke mos lejuar përfaqësuesit PD dhe PS që të zhvillojnë normalisht takimin.
Sikurse shihet edhe nga pamjet e mësipërme, demokrati Flamur Noka është përplasur ashpër me bashkëkryetarin e Komisionit Zgjedhor nga radhët e mazhorancës, Damian Gjiknuri.
“Mesazhi është i qartë, nuk lejojmë “Rama reformë””- shihet të thotë Noka në një moment të takimit.
Vlen të theksohet se, demokratët e Rithemelimit nuk pranojnë përfaqësimin në Reformën Zgjedhore nga kolegët demokrat të PD-së zyrtare, duke thënë qartë se nuk kanë besim.
“Ata që përfaqësojnë popullin opozitar sot nuk ishin as në mbledhje. Ata mund të mblidhen te vila e Ramës në Surrel, por jo në Komision pa opozitën. Nuk mund të ndodhë që 7 deputet të kenë 4 anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore dhe 56 debutet 3 përfaqësues”- tha Bardhi.
Rithemelimi ka caktuar për bashkëkryetar Oerd Bylykbashin, duke mos pranuar Enkelejd Alibeajn.
Top Channel