Jannik Sinner u kualifikua në fazën e 1/8-ve të turneut të parë Slam të vitit kalendarik 2024: “Australian Open”.
Tenisti italian e kishte shumë të thjeshtë fitoren ndaj argjentinasit Sebastian Baez, të cilin e mundi me shifrat 3-0 (6-0, 6-1, 6-3).
Ndeshja nuk pati shumë histori, me Sinner që vendosi diktatin mbi fushat e Melbourne. Sfida mes dy tenistëve nuk zgjati as dy orë, me Jannik që ishte në formë të shkëlqyer. Me këtë fitore, 22-vjeçari do të ndeshet me rusin Karen Khachanov, i cili triumfoi me lehtësi ndaj Tomas Machac, tenistit nga Republika Çeke.
Në takimet e tjera të ditës, Novak Djokoviç mposhti pa shumë sforcim kundërshtarin argjentinas Martin Etcheverry. Numri 1 i botës kaloi me rezultatin 3-0 (6-3, 6-3, 7-6) rivalin e tij në një ndeshje që zgjati 2 orë e 30 minuta. Djokoviç mbetet tenisti për t’u mundur në këtë kompeticion.
Nga ana tjetër, 24-vjeçari Etcheverry duhet të largohet nga kontinenti i largët pavarësisht një turneu të mirë që zhvilloi.
Eventi i “Australian Open” hyri në ditën e 13-të, me tenistët më të mirë që kanë avancuar përpara. Finalja e madhe e këtij Slam-i do të zhvillohet në datën 28 janar në Melbourne.
Top Channel