Një kriminel i veshur si murgeshë/ Vrasja e mafiozëve grekë, fotot e dhunshme që postonte në rrjetet sociale Xhonatan Paja

18/01/2024 14:50

Top Channel ka sjell të tjera detaje që të japin një tablo rreth personalitetit të trazuar të 36-vjeçarit Xhonatan Paja, shqiptari i dyshuar për ekzekutimin e dy mafiozëve grek.

Imazhet e dhunshme që tregojnë pamjet e një piste me mbishkrimin “vrapo trashaluq” ose të një personi të maskuar që i drejton armën një personi tjetër që ndodhet shtrirë në tokë në kokë, janë shpërndarë nga Paja në rrjetet e tij sociale.

Ai është hetuar disa herë madje i janë bërë disa kontrolle në banesë për armë. 36-vjeçari Xhonatan Paja rezulton i arrestuar në tetor 2023 në pikën kufitare të Sukobinit si i dyshuar se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva dhe dyshohet si vrasës më pagesë.

Të përfshirë në këtë organizatë janë edhe Savas Azoidhis 38-vjeç dhe Dhimitris Kiundov 40-vjeç nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20-vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40-vjeç nga Uzbekistani, Dhimitris Sengerov 33-vjeç nga Rusi, Ilias Eminidhis 28-vjeç nga Gjeorgjia.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA