Që nga fillimi i marsit, çmime më të ulëta do të shfaqen në raftet e supermarketeve në Greqi si rezultat i masave të reja të qeverisë, e pohuar kjo nga ministri grek i Zhvillimit Kostas Skrekas.

Skrekas tha për Skai Radio se këto masa do të votohen këtë javë ose në ato pasuese dhe kompanive do t’u jepen disa ditë në dispozicion për të korrigjuar listat e tyre të çmimeve.

Ministri sqaroi se lëvizja do të jetë mëse transparente, dhe se çmimet do të publikohen siç ishin para dhe siç bëhen pas shkurtimeve. Duke komentuar rritjen e çmimeve tyre, Skrekas sqaroi se ekzekutivi kishte ndërhyrë me marrjen e disa masave në përgjigje të kësaj çështjeje shqetësuese për qytetarët, dhe pret që çmimet të bien. Ai përmendi dhe shtrenjtimin e qumështit formulë për bebet në vend, duke thënë se qeveria dëshiron t’i afrohet mesatares europiane të çmimeve, ndaj synon të vendosë një kufi në marzhin e fitimit.

Kufiri i fitimit prej 7% në formulën e foshnjave do të ndodhë gjithashtu në mars dhe pason një seri nismash të ngjashme gjatë dy viteve të fundit për artikujt bazë.  “Autoritetet janë duke i vazhduar inspektimet për përfitime të padrejta dhe nuk do të ngurrojmë të vendosim gjoba, siç edhe po bëjmë tashmë”, nënvizoi ministri.

Disa prej masave të përmendura prej tij përfshijnë reduktimin e çmimeve për artikujt bazë si frutat dhe perimet, pasta e dhëmbëve, shampot dhe produktet për pastrimin e shtëpisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA