Kushte të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte
Protestuesit kundër marrëveshjes për emigrantët i kanë shkruar një letër me shkrim dore kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Ata kërkojnë informacion për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura.
Letra e plotë:
E nderuara zonja kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Jemi një grup qytetarësh që po presim jashtë gjykatës për të marrë një deklaratë nga ju mbi çfarë u vendos sot. Duke qenë se seanca u bë e mbyllur për një çështje kaq të rëndësishme minimalisht kërkojmë të informohemi.
Çfarë u vendos?
A do të ketë seanca të tjera?
A do të merret opinion nga Gjykata e Strasburgut?
Kur do të dalë vendimi?

Top Channel