Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
Gjykata e Tiranës liron Valter Bamin.
Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxhës thanë se ndryshimi i masës së sigurisë u shpall me shuarje mase sigurimi pasi ka kaluar afati gjashtë mujor i masës arrest me burg për fazën e hetimin.
Sipas gazetares Hoxha, ndaj Valter Bamit u caktua masa “arrest në shtëpi”.
Kërkesa u dorëzua nga Bami në gjykatë. Por aktualisht ndaj Valtr Bamit tha Anila Hoxha , Prokuroria e Tiranës nuk ka ngritur asnjë akuzë për vrasje.
Ndaj Bamit prokuroria kishte kërkuar arrest me burg vetëm për armë mbajtje pa leje dhe për këtë vepër penale, thotë gjykata afati i arrestit në burg për hetimin është gjashtë muaj.

Top Channel