Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Oseckë, afër Leskovikut.

Një person është djegur në një kasolle bagëtish. Mësohet nga informacionet paraprake se viktima është rreth 40-vjeç. Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për të kasollja.

Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel