15/11 23:37
Debati në Komisionin e Mediave, i vetmi që po mbahet fizikisht këtë të mërkurë ka degraduar në ofendime mes opozitarëve.
Grupi i Berishës dhe i Bardhit janë kundër mbajtjes së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të tyre si deputetë për komisionet hetimore.
Ata kundërshtojnë pjesëmarrjen në komision të deputetëve të grupimit të Bashës.
Ndërsa Flutura Açka drejtonte mbledhjen si kryetare e Komisionit të Mediave, dy grupimet, ajo e Berishës dhe Bardhit kanë hyrë dhe kundërshtuar mbledhjen dhe më pas ndezur zhurmuesin.
Gazment Bardhi: Të të vijë turp që i shkon nga mbrapa atij zagarit që ka shitur interesat e demokratëve.
Merita Bakiu: Ti i shkon nga mbrapa, unë jam me partinë Demokratike.
Top Channel