SPAK thërret për të dëshmuar ish-kryeministrin Berisha më 23 janar, ja çfarë thanë avokatët për Top Channel

17/01/2024 13:29

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK për t’u marrë në pyetje në datën 23 janar ora 10:00.

Avokati Genc Gjokutaj tha për Anila Hoxhën në telefon pasi kërkuan një ditë më parë shtyrje: Patjetër në këtë datë do të jemi.

Në datën 24 janar, gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendos datën për zhvillimin e procesit në Apel, ku avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish- kryeministrin.

“Seanca gjyqësore për çështjen si më lart, u caktua për në datë 24.01.2024, ora 09:00”, sipas njoftimit të Apelit.

Kujtojmë se disa ditë më parë, avokatët e të dy të akuzuarve kërkuan nga SPAK shtyrje të datës së dëshmisë.

Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament.

Nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023 kërkon që të përcaktohen edhe modalitet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë theksohet ne dokument

Por, nëse do t’i jepet apo jo leje për të qenë i pranishëm në seancat parlamentare, SPAK nuk dha asnjë koment.

Top Channel