Serbët vijojnë nënshkrimin e peticionit, mblidhen 1/4 e nënshkrimeve në Leposaviç
17/01/2024 11:20
Vijon mbledhja e firmave të peticionit për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe atij të Leposaviçit, Lulzim Hetemi.
Gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami raporton se në Leposaviç deri më tani janë mbledhur 1/4 e nënshkrimeve.
Për të shkarkuar kryetarin duhen 3640 nënshkrime. Nisja e detyrës së kryetarëve shqiptarë në komunat në veri, nxiti tensione në fund të majit të kaluar, tensione që kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.
Top Channel