Kryetarja e OSBE në Shqipëri takim me deputetët e opozitës për reformën zgjedhore: Jemi të gatshëm të asistojmë një proces gjithëpërfshirës!

17/01/2024 17:17

Kryetarja e misionit të OSBE në Shqipëri Clarisse Pasztory, ka zhvilluar një takim me deputetët e opozitës për të diskutuar për reformën zgjedhore.

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka shpërndarë në “X” postimin e kryetares së Clarisse Pasztory, e cila shprehet se në takim ishin të pranishëm  Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Pasztory thekson se ‘OSBE është gati të asistojë një proces reforme në kohë dhe gjithëpërfshirës”.

“Pata një takim të zgjeruar me deputetët e opozitës Gazment Bardhi, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, për të diskutuar reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. OSBE është gati të asistojë një proces reforme në kohë dhe gjithëpërfshirës“.

Pas takimit reagoi edhe Bardhi cili tha se për opozitën, Reforma Zgjedhore është një pritoritet absolut, por është bllokuar prej 2 viteve dhe Edi Rama nuk lejon përfaqësimin e saj në këtë komision. Bardhi e quan “tallje të madhe me shqiptarët farsa e ‘rifillimit të punës’ vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsëritur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë.”

Top Channel