Një video e shpërndarë në rrjetin e tij social “X” Elon Musk , me robotin Optimus që palos një këmishë, ka ngjallur reagime në rrjet.

Musk ndau videon e robotit të Tesla Optimus duke palosur një këmishë të zezë me mbishkrimin “Optimus palos një këmishë”, ndërsa ndjekësit ishin kuriozë se si mund të jetë e vërtetë.

 

Tesla zbuloi për herë të parë robotin humanoid në vitin 2022, si pjesë e synimeve të Musk për të automatizuar të gjithë punën fizike njerëzore.

Kompania tha se ambicia e saj për robotin është të krijojë një “robot humanoid me qëllim të përgjithshëm, autonom, i aftë për të kryer detyra të mërzitshme”.

Sipas një biografie të multimiliarderit të publikuar vitin e kaluar, Musk u tha punonjësve të tij se roboti Optimus ishte çelësi për transformimin e kompanisë së automjeteve elektrike në një kompani prej 10 trilion dollarësh.

“Vizioni është që ata t’u shërbejnë miliona familjeve, të tilla si gatimi, kositja e lëndinave dhe kujdesi për të moshuarit,” tha ai.

Top Channel